Kompania bullgare Kinetik Automotive ka zbuluar dje veturën e saj më të re elektrike në Sofje, të quajtur Kinetik 07.

Kjo veturë elektrike është e vogël në përmasa ndërsa ka vetëm dy ulëse e është pa tavan fare, por që është e ligjshme të vozitet në rrugë publike.

Kinetik 07 ka motorin elektrik 480 kW i cili prodhon 644 kuajfuqi e i cili bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për vetëm 2.7 sekonda, transmeton koha.net.

Shumica e komponentëve të Kinteik 07 janë krijuar nga printerët 3D.

Kinetik 07, tani për tani është në fazat e para-prodhimit, por shumë shpejtë do të prodhohet një seri e vogël, prej shtatë kopjesh të saj.