Italiani kishte reagim të ashpër pasi gjyqtari akordoi penallti në Ligën e Kampionëve, kurse UEFA ka marrë sot masa disiplinare kundër portierit të Juventusit

Gianluigi Buffon është dënuar nga UEFA pasi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të reagimit të ashpër që bëri kundër gjyqtarit anglez Michael Oliver në ndeshjen çerekfinale kundër Real Madridit.

Juve ishte duke i kryer shumë mirë detyrat dhe e riktheu rezultat duke barazuar në 3-3, ku Mario Mandzukic shënoi dy gola kurse Matuidi edhe golin e dytë dhe po fitonin 3-0 në Santiago Bernabeu.

Por, Medhi Benatia shkaktoi faul në Lucas Vazquez në minutat shtesë, kurse Miachael Oliver akordoi penallti për Realin.

Buffoni kishte reaguar shumë ashpër kundër gjyqtarit i cili i tregoi atij kartonin e kuq, kurse Buffon u largua nga loja.

“Qartë, ju nuk mund të keni zemër në kraharor por një shportë berllogu”, thuhet se i ka thënë Oliverit Buffon.

UEFA pritet që ta merr vendimin për Buffonin më 31 maj, ku do të mblidhen për të marrë vendim për portierin italian, e që me gjasa ai do të dënohet për protestat e tij ndaj arbitrit anglez.