Urdhrit për të qëndruar në shtëpi, shumë britanikë nuk i janë përmbajtur, pasi kanë dalë të shëtisin për të shfrytëzuar motin e mirë të fundjavës, derisa nuk mbanin as distancën sociale.

Në parkun më të madh të Londrës, raportohet të kenë hyrë deri në 3,000 persona, ndërsa vetëm pak prej tyre kishin maska në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Kështu ka ndodhur edhe në shumë parqe tjera dhe plazhe, ku njerëzit qëndruan në grupe, duke rrezikuar që coronavirusi të hapet edhe më shumë.

Autoritetet konsiderojnë mbylljen e parqeve dhe hapësirave tjera të pushimit, në mënyrë që të mos ndodhë e njëjta situatë.

Ky vendim, pritet të ndërmerret së shpejti, pasi që ditët në vijim do të jetë edhe më të nxehta dhe pritet që më shumë njerëz të dalin për shëtitje dhe ushtrime në ambient të hapur.

Forcat policore, kanë patrulluar edhe nëpër rrugë urbane, ku nuk kanë munguar banorët që qëndronin në grupe dhe nuk kishin as masat elementare për mbrojtje.

Sipas raportit policor, janë ndërprerë disa grumbullime, ku numri i të pranishmëve arrinte deri në 100, derisa janë ndaluar edhe disa njerëz që kishin marrë me vete mjete për piknik.

Gjatë natës së brendshme, janë ndërprerë nga policia disa ahengje, ku miqtë ishin mbledhur që të qëndronin së bashku.