Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka premtuar përkrahjen e Britanisë për sundimin e ligjit dhe përkrahjen për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një statusi në Tëitter, përmes të cilit ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me ambasadorin Abbott

“I lumtur ta nis ditën në Zyre me partnerët më të afërt të Kosovës. Kam mirëpritur përfaqësues të Qeverisë Britanike dhe ambasadorin Nicholas Abbott për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përkrahjen e tyre për procesin e dialogut”, ka shkruar ai.

Dialogu me Serbinë ka qenë temë diskutimi edhe të hënën, në takimet që kryeministri Hoti ka zhvilluar me diplomatët e huaj, si dhe shefen e BE-së në Prishtinë, Natalia Apostolova. Një bisedë telefonike, Hoti e ka zhvilluar edhe me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Mbështetje dialogut i ka dhënë edhe Franca, nëpërmjet këshilltarit diplomatik të presidentit Macron, Emmanuel Bonne, me të cilin Hoti ka pasur një bisedë telefonike.