areth Bale me shumë gjasë do të largohet nga Real Madrid ende pa përfunduar ky sezon.
Gareth Bale mund të largohet nga Real Madrid qysh në këtë afat, shkaku i Brexit.
Uellsiani mund të detyrohet të largohet nga madrilenët në rast të një “mos-marrëveshje” për Brexit, sipas ESPN, përcjell lajmi.net.
Si një qytetar britanik që jeton diku tjetër në Bashkimin Evropian, Bale mund të humbasë të drejtën e tij për të punuar në Spanjë nga 1 prilli nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet me Brukselin.
Bale është i qetë tani, por pranon se ka një shkallë të pasigurisë në lidhje me të ardhmen e tij afatgjatë kur është fjala për Brexit.