Moti i lig me reshje shiu të përcjellë edhe me breshër ka përfshirë pjesë të ndryshme të Kosovës të martën në mbrëmje dhe gjatë ditës së sotme, shkruan Llapi.info.

Mot i tillë ka përfshirë sot edhe fshatrat Halabak dhe Shajkoc të Podujevës, derisa s’kanë munguar as reshjet atmosferike.

Pamje me video nga Shajkoci, Podujevë📸: Atdhe Mulolli

Gepostet von Meteo Ballkan am Mittwoch, 20. Mai 2020

Në pamjet e publikuara shihet edhe madhësia e breshëri që ka përfshirë këtë anë pak minuta më parë.

Breshri në Halabak të Podujevës📸: Zeqa Ratkoceri

Gepostet von Meteo Ballkan am Mittwoch, 20. Mai 2020

Duhet përkujtuar se edhe mbrëmë ka pasur reshje të mëdha në shumë vende të Kosovës, ndërsa në disa komuna ka pasur edhe dëme nga breshëri.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë–herë me reshje shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë./Llapi.info