Moti i ligë me reshje shiu, i përcjellë edhe me breshër dhe shkarkim rrufesh ka përfshirë para pak minutash disa pjesë të Llapit, shkruan Llapi.info.

Në fshatin Lluzhan, përveç shiut, ka pasur edhe breshër. Në pamjet që kanë dërguar lexuesit e Llapi.info, shihet edhe madhësia e tij. Breshër ka rënë edhe në fshatin Lupç të kësaj komune.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbaj mot i nxehtë.

Të hënën parashihet të ketë reshje shiu. Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

“Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme. Kjo situate meteorologjike do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë. Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Llapi.info