Një grua ka krijuar një dhomë të fshehtë brenda dollapit të saj – dhe njerëzit po e krahasojnë imagjinatën me filmin Narnia.

Sipas The Mirror, përcjell Telegrafi, gruaja, e njohur si @jaylie.holte në TikTok, postoi një video duke e hapur dollapin e veshjeve që mbretëron në dhomën e saj.

Por derisa mënjanon rrobat e varura në shtizën vertikale, ajo ekspozon një derë të fshehtë që të çon në një dhomë sekrete.

Para kësaj, gjendet një tunel i shkurtër që të shpie me kuriozitet drejt një dhome të zbukuruar me një tepihë rozë, drita zanash dhe bimë artificiale.

Dhoma përmban një TV të madh me ekran të sheshtë, një krevat dhe një tryezë të vogël kafeje, duke e bërë atë dhomë përrallore moderne.