Reshjet e para të borës për këtë dimër që kanë filluar në orët e vona të natës e kanë mbuluar qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info

Reshje të dobëta bore ka pasur edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët.

“Temperaturat minimale lëvizën ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës lëvizën ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, ka njoftuar IHMK./Llapi.info