Reshjet e pandërprera të borës kanë bërë që në pjesën dërrmuese të Komunës së Podujevës, të vështirësohet qarkullimi, njofton Llapi.info

Përveç rrugëve, në shumë fshatra të kësaj komune thuajse kanë mbetur bllokuara. Lexuesit e portalit kanë dërguar pamje nga çdo vend të Podujevës, duke u ankuar se kompania e pastrimit nuk po intervenon fare.

Gjithë kjo, ka bërë që tashmë edhe banorët t’i vihen punës vet, duke u munduar të zhbllokojnë rrugët kryesore, teksa vështirësi të mëdha ka në fshatra dhe në zonat më thella malore.

Në fshatrat: Balloc, Llapashticë, Repë, Livadicë, Bradash, Gllamnik e fshatra tjera, është vështirësuar situata dukshëm, derisa edhe banorët u janë përveshur punës me mjete për të larguar borën.

 

Ndërkohë, zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, për Llapi.info ka thënë se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve në Podujevë do të jenë në teren gjatë tërë natës.
Sipas tij, reshjet e vazhdueshme të borës po pamundësojnë mbajtjen e rrugëve të pastruara.

“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të borës, është vështirësuar qarkullimi në rrugët e qytetit dhe fshatrave të komunës së Podujevës. Ekipet e kompanisë së kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, me makinerinë për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës, vazhdimisht janë në teren, për të mbajtur rrugët të hapura për qarkullim. Mirëpo, reshjet e vazhdueshme të borës po pamundësojnë mbajtjen e rrugëve të pastruara”.

“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të borës, është vështirësuar qarkullimi në rrugët e qytetit dhe fshatrave të komunës së Podujevës. Ekipet e kompanisë së kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, me makinerinë për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës, vazhdimisht janë në teren, për të mbajtur rrugët të hapura për qarkullim. Mirëpo, reshjet e vazhdueshme të borës po pamundësojnë mbajtjen e rrugëve të pastruara”, ka thënë Elezi./Llapi.info

Image may contain: one or more people, snow and outdoor