Klubi nga Podujeva, KF Llapi, ka nisur t’i sjellë emrat e rinj të lojtarëve, derisa sot ka nënshkruar me sulmuesin 20-vjeçar, Drilon Fazliu, njofton Llapi.info.

Prezantimi i Fazliut është bërë sot në ambientit e klubit, ndërkohë që i njëjti ka nënshkruar kontratë 3- vjeçare me klubin llapjan.  

“Kapiteni i Vushtrrisë, Drilon Fazliu është bashkuar me Llapin. Sulmuesi 20 vjeçar nënshkruajti kontratë 3 vjeçare me Llapin dhe përforcon radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve ndërkombëtare. Fazliu ishte i piketuar nga shumë skuadra kosovare, por zgjedhja e tij ishte Llapi dhe padyshim që edhe klubi është i kënaqur që pas një kohe të vëzhgimit arriti t’i siguroj shërbimet e sulmuesit vushtrrias. Drilon Fazliu, 20 vjeç, i lindur më 17 nëntor 2000, i gjatë 1,77 m është sulmues qendre. Përveç pozitës së sulmuesit të qendrës, ai mund të luaj edhe si sulmues i krahut të majtë dhe të djathtë. Ka luajtur në Vushtrri. Në edicionin e fundit, Fazliu kishte realizuar 7 gola, ndërsa sa ishte Vushtrria pjesë e Superligës në edicionin 2019/20 kishte realizuar 10 gola, 8 në kampionat dhe 2 në Kupë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Fazliu ka deklaruar se është privilegj të vesh fanellën e Llapit, teksa ka shtuar se është krenar që do punoj me trajnerin Tahir Batatina./Llapi.info