Në emër të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili njëherësh edhe kryesues i Delegacionit të Kuvendit në këtë Asamble, delegacionin e udhëhoqi

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në emër të kryetarit të Kuvendit në Sesionin e tetë Plenar të AP të SEECP-së, organizuar nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë.

Në një lidhje online, Bogujevci foli edhe për sigurinë në rajon, duke thënë se ajo është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Bashkimit Europian, sepse, siç tha ajo, historikisht Ballkani Perëndimor ka qenë fushëbetejë e interesave të ndryshme dhe akterëve shtetërorë dhe joshtetërorë dhe se në mënyrë direkte ka afektuar sigurinë e BE-së, njofton Klan Kosova.

“Për të eliminuar çfarëdo mundësie të konfliktit apo kërcënimit të sigurisë përbrenda rajonit, sugjeroj që të punojmë së bashku për të arritur një marrëveshje të përbashkët të paqes si rajon, e që do të dërgonte sinjal të fuqishëm të vendet tjera të Bashkimit Evropian, por edhe që do të mund të përdoret si model i tejkalimit të konflikteve ndërmjet shteteve në rajonet e tjera të botës, ku konfliktet ende vazhdojnë. Jo rrallëherë platformat e rajonale janë kontribues të arritjes së paqes së qëndrueshme dhe sigurisë të përhershme“, theksoi Bogujevci.

Duke vënë në pah dëmet dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në shëndetin publik dhe në ekonomi, nënkryetarja Bogujevci theksoi rëndësinë e vendosjes dhe thellimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave në mes vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së, jo vetëm rreth procesit të integrimit dhe në nivel rajonal, por edhe nivel bilateral, në të gjitha nivelet me interes të ndërsjellë.