Gjatë tubimit qendror të Vetëvendosjes në Podujevë, deputetja llapjane para shumë qytetarëve tha deri më tani qytetarët llapjanë kanë qenë të burgosur me qeverisjen e Agim Veliut në Podujevë.

“Me 11 qershor Llapi e Gollaku filloi të frymoi ndryshe. Qytetarët e këtij vendi duan ndryshinin për këtë ja dhanë besimin LVV.Ky vend ka dhënë shumë për liri. Llapi e Gollaku ka dhënë shumë për këtë vend. Ne jemi krenar për gjithë ju.Deri tani kemi pasur një person që ka burgosur puntorët, rininë e këtij vendi. Të ardhmen e këtij vendi”, tha ajo.

Më tej ajo tha se është koha të çlirohen qytetarët nga ky siç e ka quajtur ajo “burg”.

“Agimi Veliu ka qenë udhëheqës i këtij burgu. Ka ardhur koha që të çliroheni prej këtij burgu.Ka ardhur koha që qytetarët e Llapit e Gollakut të çlirohen prej këtij burgu. Ka ardhur koha që qytetarët të çlirohen e çlirimi i tyre do të jetë Lëvizja Vetëvendosje në  krye me Ajet Poterën, me të cilin do ta çlirojmë Besianën. Këtu mund të jetohet më mirë dhe më dinjitetshëm.Qytetarët e LLapit dhe Gollakut meritojnë një jetë me dinjitet, një arsim më të mirë, shërbime shëndetësore më të mirë,  përkrahje për sportistët, artistët tanë”, tha mes tjerash deputetja Saranda Bogujevci./Llapi.info