Blushi: Zgjedhjet për kreun e PS detyrim statutor

Blushi: Zgjedhjet për kreun e PS detyrim statutor

Deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka sfiduar kryetarin aktual të partisë së tij Edi Rama për drejtimin e Partisë Socilaiste, deklaroi se Rama ka frikë të përballet në garë

Blushi deklaroi se kreu aktual i selisë rozë i trembet garës dhe e ka çështje paranoje. Këtë deklaratë ai e dha nga Kukësi ku zhvilloi një takim me mbështetës të tij.

“Zgjedhjet në PS nuk i cakton kandidati, pra jo Rama. Rama është vetëm një kandidat për garën për kryetar. Ai ka frikë të hyjë në zgjedhje. Nëse Rama s’ka frikë le të hyjë në zgjedhje. Ai e ka çështje paranoje”, tha Ben Blushi.

Sipas deputetit Blushi, Edi Rama është vetëm një kandidat për kreun e PS, dhe nuk mund të jetë ai që vendos nëse bëhen apo jo zgjedhjet, pasi atë e përcakton statuti i partisë.

“Sipas ligjit të PS ka Kongres, pra ka zgjedhje. Gara në PS nuk është zgjedhje fakultative, por detyrim. Duke lexuar statutin e PS rezulton se kam të drejtë. Të gjithë ata që duan të lexojnë statutin kanë të drejtë Shpresoj që ata që thanë ‘ska zgjedhje’ të jenë nxituar”, tha më tej Blushi.