Bletët që i’u ndanë llapjanëve ishin me prejardhje nga Serbia

Shoqëritë e Bletëve që i’u ndanë 100 llapjanëve vitin e kaluar janë me prejardhje nga Serbia. Kështu, ka thënë një qytetar nga Podujeva në takimin që është mbajtur sot në Kuvendin Komunal të organizuar nga Shoqata e Bletarëve “Llapi” në Podujevë.

Ai në një pyetje drejturuar kryetarit të Shoqatës së Bletarëve “Llapi”, Raif Muçollit, ka thënë se duhet të dihet prejardhja e bletëve për shkak të sëmundjeve që po përhapen.

“A dihet prejardhja e bletëve që janë nda 1.000 bletë? Ato kanë qenë nga Serbia. Duhet me ditë prejardhjen e tyre për shkak të sëmundjeve që po bartin”, ka thënë qytetari.

Ai ka propozuar se është më mirë të u ndahen nga 5 bletë një personi dhe jo nga 10 bletë, në mënyrë që të përfitojnë më shumë bletarë.

Poashtu, ai ka përmendur një rast kur nga një familje kanë përfituar dy vëllëzër.

“Ka pas raste kur nga një familje kanë fitur dy vëllëzër. Njëri në një vit, tjetri vitin tjetër”, ka thënë qytetari.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Bletarëve “Llapi”, Raif Muçolli, i është kundërpërgjigjur duke thënë se kjo është çështje e tenderit dhe nuk është kompentencë e shoqatës.

“Ajo është çështje e tenderit. Nuk e dim prejardhjen. Nuk jemi kompetentë, sepse ajo punë ipet përmes tenderit. Është përgjegjësi e AVUK-ut. Por, asnjë kafshë nuk mund të hyjë për pa e pasur një certifikatë shëndetësore. A është ndjek kjo procedurë, nuk e di”, ka thënë Muçolli.

Në këtë takim është votuar edhe kryesia e re e Shoqatës së Bletarëve “Llapi”, ku Llapi.info gjatë ditës do u sjell pamjet nga ky takim./Llapi.info

12695121_10205435725228264_220945979_o