Biskota me kafe

Biskota me kafe

Përbërësit:

Miell: 500 gram

Gjalp: 200 gram

Sheqer pluhur: 150 gram

Vezë: 2 kokrra

Kafe ekspres: 1 filxhan

Maja: 1 lugë

Pak kripë

Përgatitja:

Në një tas hidhni gjalpin e shkrirë, sheqerin dhe kafen. Përbërësit e hedhur i përziejmë dhe shtojmë vezët, duke i trazuar sërish. Më pas shtojmë miellin, majanë dhe pak kripë. Në fund brumin e përgatitur e ndajmë në topa të vegjël dhe krijojmë formën e biskotave që duam. Biskotat i vendosim në tepsi të lyer me pak vaj dhe sipër i vendosim nga një kokërr kafe (sipas dëshirës).