Biftek me lakër me fleta

Përbëresit

1 kg. biftek,
1 lakër me fletë-kaçurrele,
100 gr proshutë,
100 gr parmezan,
1 lugë gjalpë,
Kripë,
Piper kokërr,
Gjethe dafine.

Udhëzime
Skuqet bifteku nga të gjitha anët dhe futet në furrë të nxehtë me temp 2500 C që të piqet 20 min.
Në ndërkohë fërgohet qepa dhe sa të zbutet ajo, shtohet proshuta, lakra e prerë në pjesë të gjata, parmezani, hidhet kripë, piper, gjethe dafine dhe e mbuluar me kapak zien gjersa të zbutet lakra, por mund të mbetet edhe pak kërce.
Bifteku i pjekur mbështillet me folie për 5 minuta, pastaj pritet dhe vendoset sipër lakrës së vendosur në enë ku do të shërbehet.