Besnik Tahiri, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se është optimist që liberalizimi do të ndodh këtë vit.

Ai ka thënë se Qeveria po punon në këtë drejtim.

“Ne e kemi një pasqyrë të asaj se si mundet me qenë votimi. Unë jam optimist që vendimi ka me qenë pozitiv. Ka me qenë i ngushtë, por pozitiv”, ka thënë Tahiri në Zonën B të Klan Kosovës.

“Ne nuk mundemi ta fitojmë liberalizimin duke vajtuar. Ne mundemi ta fitojmë duke dhanë argumente. Tash vullneti është në dorën e ministrave të Brendshëm, ne nuk mundemi me t’i shtyjmë me zor të votojnë”.

Mirëpo ai thotë se e sheh një tendencë diskriminuese nga Bashkimi Europian sa i përket çështjes së vizave për Kosovën.

“Nuk ka logjikë askund në botë, të udhëtojë një tetovar e një kuksian, ndërsa një llapian jo. As nuk kanë ekonomi më të mirë, as standarde, asgjë. Ne jemi peng i një politike”.