Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka prezantuar edhe një kandidat për asamble komunale në zgjedhjet lokale, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Albin Mehmetin, për të cilin thotë se ka ambicie të mëdha.

Albini i Podujevës! Albin Mehmeti është Psikolog i diplomuar me notat më të larta, por përkushtimi i tij për shkencat mjekësore ka bërë që të angazhohet në pergatitjet për regjistrimin edhe të një fakulteti, atë të Mjekësisë. Ai punon në punëtorinë e axhës si automekanik, por ambiciet e tij janë shumë përtej punës së tij momentale. Albini ka vendosur të bëhet pjesë e ekipit tim, ai do të udhëheq hulumtimet dhe do të bëjë analizën e nevojës në teren. Ai poashtu do të jetë kandidat për asamble komunale”, ka shkruar Tahiri.

“Albini është i pasionuar pas psikologjisë klinike dhe neurologjisë, gjë e cila e shtyu që ai tashme të ketë nje bagazh profesional të mbi 10 hulumtimeve shkencore rreth këtyre temave si dhe është fitues i çmimit të dytë në konferencën ndërkombëtare të mbajtur me 1 qershor 2018. Angazhimi i tij shkencor e ka tejkaluar edhe Podujevën dhe Kosovën duke marr në hulumtim edhe jashtë vendi. Ai do të vijonë edhe programet trajnuese nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) me seli në Prishtinë. Gjatë debatit me Albinin, që është vetëm 23 vjeç, e pash një shkenctar në ardhje. Debati me të ishte shkollë për mua. Një djalë me synime të qarta dhe me përkushtim të madh si Albini, na duhet për një të ardhme me perspektivë më të mirë për qytetin tonë”, thotë ai.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti, derisa vetëm AAK ka prezantuar disa kandidatë për kryetar të Komunave./Llapi.info