Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka prezantuar projektin e Zonës së Lirë Ekonomike të Llapit.

Tahiri ka shkruar se një qeverisje efikase, përveç aspekteve administrative, para së gjithash matet, se në çfarë niveli është përfshirja dhe pronësia e qytetarëve në politikbërje dhe vendimmarrje.

Po ashtu, ai ka treguar edhe disa nga pikat kyçe të këtij projekti.

Postimi i plotë: Të dashur qytetarë,

Një qeverisje efikase, përveç aspekteve administrative, para së gjithash matet, se në çfarë niveli është përfshirja dhe pronësia e qytetarëve në politikbërje dhe vendimmarrje. Njëkohësisht, si dhe sa në mënyrë efikase, komuna komunikon me akterët (qytetarët, bizneset, grupet në nevojë etj).

Për këtë, në 15 ditë, po nxjerrim konsultim programin për të marrë komentet, kritikat, por edhe idetë, në mënyrë që të sintetizojmë eksperiencën profesionale të ekipit, informacionin nga publiku, para së gjithash, për të qenë në harmoni me pritjet, shqetësimit dhe kërkesat e qytetarëve.

Në kuadrin e programit zhvillimor për Podujevën 2025 parashihen dy dimensione kyçe:

o zhvillimit zonal;

o dhe sektorial.

Kësaj radhe po ndalemi vetëm te zhvillimi zonal, që i parasheh dy qasje kyçe:

o E para, është zhvillimi policentrik linear; dhe

o E dyta, linear (drejtimet zhvillimore)

– Me zhvillimin policentrik synojmë më shumë qendra që përçojnë dhe shpërndajnë zhvillim në zona të caktuara të Podujevës.

– Me atë linear, lidhjen me rrugët kyçe, qoftë ato magjistrale, apo me zonat e veçanta që lidhin me zona tjera me komuna, apo me regjione.

Po e nisi tek zhvillimi policentrik, ku kemi ndarë disa qendra që janë baza zhvillimore:

o E para, Livadicë/Merdar për Zonë të Lirë Ekonomike;

o E dyta, është qyteti (qasja zhvillimore);

o E treta, ka të bëjë më Lluzhanin;

o E katërta, ka të bëjë më Orllanin; dhe

o E pesta, ka të bëjë me Kërpimehin.

LIVADICË DHE MERDAR

Në Livadicë dhe Merdar, plani zonal dhe plani zhvillimor parasheh këto veprime:

Zona Industriale dhe Ekonomike;

o Prodhimi dhe përpunimi produkteve;

o Qendra e panaireve dhe biznesore;

o Ndërlidhja me tregjet rajonale;

o Lidhja me rrugët dhe tregjet rajonale dhe evropiane.

– Podujeva është udhëkryq, por edhe mundësi që të kthehet në qendrën kyçe për zhvillim, në tregti por edhe prodhim. Këtë e mundëson lidhja me rrugët, autostradat kyçe, por edhe me rajonin dhe Evropën.

– Të gjitha rrugët që çojnë në drejtim të lidhjeve të shteteve të regjionit, por edhe me Evropën kalojnë nëpërmes Podujevës.

Zonë e lirë ekonomike;

– Me urgjencë do të adresojmë aspektin procedural për kthimin pronës prej 37 hektarë për zonën industriale Livadicë/Merdar dhe pronat tjera, por njëkohësisht edhe Qeveria të përshpejtojë hapat që së paku në aspektin ligjor ashtu sikurse:

o Gjakovën;

o Prizrenin;

o Mitrovicën

o ta bëjë Podujevën zonë të lirë ekonomike.

Ky është si parakusht kryesor në hapat dhe projeksionet afatgjate që na presin.

– Në afat shkurtër në krye të Komunës, ashtu siç kanë vepruar me kërkesën për transferimin e pronës nga ndërmarrjet në pronë komunale:

o me urgjencë do ta trajtoj që zonën e lirë ekonomike në Livadicë ta kthejmë në qendrën kryesore të prodhimit, të përpunimit të produkteve.

Pra, duke qenë se jemi të lidhur, kemi qasje në tregje të mëdha, kemi qasje në tregje ndërkombëtare:

o Prodhimi;

o Lënda e parë dhe

o Plasmani i tyre shumë më i lehtë përmes një pike kyçe.

– Këtë e kemi mision, por edhe ëndërr, jo vetëm unë, por në të gjitha takimet me biznesmenët llapjanë që funksionojnë në zona të ndryshme, në komuna të ndryshme, do të bëjmë përpjekje të mëdha që ta rikthejmë Podujevën dhe Merdaren në qendrën më të madhe:

o Ekonomike;

o Prodhuese/Përpunuese; dhe

o Ekspozuese.

Për gjithë rajonin, për gjithë komunat por edhe më gjerë, në Merdar do të kemi fabrikat kyçe:

o Të përpunimit të produkteve;

o Të prodhimit të produkteve që do t’i plasojnë për tregje;

o Qendrën e shitjes dhe ekspozimit të produkteve për tregje.