Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit ka komentuar shkarkimin e Bordit të ARKEP-it (Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), dhe të bordeve tjera nga qeveria.

Tahiri ka thënë se të gjitha këto kjo qeveri po i bën për atë arsye të cilën sipas tij ai e ka thënë edhe më herët dhe që është kapja e shtetit dhe e institucioneve.

“Kjo qeveri ka vetëm një qëllim atë të kapjes së shtetit, dhe qysh e kemi thënë qysh në fillim ngarkimi dhe shkarkimi i bordeve bëhet vetëm për këtë arsye kjo është e papranueshme dhe ne duam edhe një seancë tjetër”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha në Kuvend se kryeministri Kurti i shkroi email AKP-së 15 minuta para se të merrej vendimi për kthimin e 1500 hektarëve në pronësi të shtetit