Grupi Parlamentar i AAK-së i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të vije në Kuvendin e Kosovës dhe të raportojë për takimin që ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Besnik Tahiri, shef i deputetëve të kësaj partie ka thënë se Kurti duhet të tregojë pse nuk kërkojë në takim njohje për marrëveshje reciproke.

“Humbën temat kombëtare dhe nisi loja e fjalëve CEFTA-SEFTA, e cila është një Mini-shengen. Pse për këtë takim nuk u kërkua njohje nga Serbia, Kurti nuk foli për marrëveshjen reciproke, por i përmendi katër pika…”, tha ai.

“Kërkojmë nga kryeministri të na raportoj për 4 pikat dhe pse në këtë takim nuk kërkoj njohje për marrëveshje reciproke, por 4 pikat janë një lojë e fjalëve”, tha Tahiri, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se do të kërkojnë nga Kurti të vije të flas para deputetëve për takimin.

“Kërkesa e jonë është që Kurti të vije të raportoj”, tha Tahiri.