Gjatë ditë së djeshme, KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton Llapi.info.

Nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve më 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 206 mijë e 458 vota apo 23,458% dhe e treta është radhitur Partia Demokratike e Kosovës më 178 mijë e 645 vota apo 21,163%.

Po ashtu, KQZ ka publikuar edhe rezultatet e kandidatëve për deputetë. Për herë të parë për të qenë pjesë e Kuvendit ishte edhe Besian Mustafa. Ky i fundit duket se ka dalë mirë sa i përket votave.

Image

Mustafa radhitet në top 10-shen më të votuar të LDK-së. Sipas rezultateve të KQZ-së, Mustafa radhitet i shtati me 18 mijë e 434 vota. Kurse, nga këto 18 mijë, vetëm 5 mijë e 298 i ka siguruar në vendlindjen e tij.

Mustafa është i dyti kandidat nga Podujeva që ka grumbulluar më së shumti vota.

Ndërkohë, deri më tani,7 llapjanë nga qendrat e partive dhe degët e tyre kanë siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Llapi.info ua sjellë votat e deputetëve llapjanë që deri më tani e kanë siguruar se do të jenë pjesë e legjislaturës së Kuvendit.

  1. Saranda Bogujevci 18 mijë e 518 (LVV)
  2. Besian Mustafa 18 mijë e 434 (LDK)
  3. Mefail Bajqinovci 14 mijë e 494 (LVV)
  4. Ekrem Hyseni 13 mijë e 605 (LDK)
  5. Shpejtim Bulliqi 10 mijë 252 (LVV)
  6. Doruntinë Maloku 7 mijë 949 (LDK)
  7. Floretë Zejnullahu 7 mijë 46 (PDK)./Llapi.info