Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se Kosova ka mundësi potenciale që ta pengojë Serbinë në përparimin e saj, mirëpo asnjëherë ta ndalojë atë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Këto komente Bërnabiq i bëri në një intervistë për “New Magazine”, ku vlerësoi se problemi me Kosovën dhe integrimet evropiane të Serbisë ndryshojnë nga njëra tjetra, transmeton lajmi.net.

“Kosova nuk mund ta ndalë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, sepse zgjidhja e problemit me Kosovën ndryshon nga rruga jonë drejt integrimeve evropiane”, theksoi Bërnabiq.