Ana Brnabic said that whistleblowers are important and courageous and that the duty of the state is to protect and support them

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se cilësia e jetës së qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe për këtë arsye ajo është e befasuar që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk e ka prioritet dialogun.

“Cilësia e jetës së gjithë qytetarëve në Kosovë dhe Metohi varet nga dialogu me Beogradin dhe për këtë arsye u befasova nga deklaratat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që tha se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë apo shtatë në prioritetet e tij”, ka deklaruar Bërnabiq për televizionin serb “TV Happy”, raporton Tanjug.

Ajo ka insistuar se çdo politikan pragmatik së pari mendon për cilësinë e jetës së qytetarëve, duke shtuar se kualiteti i jetës së qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu.