Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se pas Kroacisë, tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.

Kështu u shpreh Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Është radha e Presidentes, Vjosa Osmani ose Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti apo Kryeparlamentarit, Glauk Konjufca që të veprojnë institucionalisht”, tha ai.

Postimi i plotë i Berishës:

Veproni institucionalisht, përgjegjësinë e kemi individuale

Pas Kroacisë tani edhe Austria dhe Sllovenia ofrohen garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.

Radha është te Presidentja, Kryeministri apo Kryeparlamentari që të veprojnë institucionalisht.Për të ofruar garancë, së pari duhet treguar kredibilitet institucional dhe integritet personal.

Nëse i shohim në ketë kontekst lidershipin aktual drejtues, atëherë nga një qeveri ministrat e se cilës në mengjes përballen me procedurat penalizuese gjyqësore, e nga bankat e të akuzuarve shkojnë në zyret e kabineteve ministrore për të vënë rregull e ligj dhe për të zhvilluar e implementuar politika qeverisëse, kjo lë shumë pikpyetje.Kjo strukturë po tregohet e fuqishme për destabilizim e shumë e kufizuar për stabilitet. Presidenti kroat u tregua i gatshëm të bëhet garant i lirimit me kusht të të arrestuarve të UÇK në Hagë.Përfaqësuesit institucional të Kosoves, në vend të deklaratave, përmes administratorëve nëpër zyra, duhet të bëjnë kërkesën zyrtare në adresë të instancave të shteteve që ofrojnë garanci. Me këtë i vënë në veprim procedurat formale në TS për Kosoven në Hagë.

E kjo mundësi garantimi për lirim me kusht e mbrojtje në liri, nga adresat e komunikimit institucional zyrtarë që kam tanimë do të vijnë edhe nga Austria dhe sëfundmi edhe nga Sllovenia. Institicioni i Presidentes, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit duhet që të parashtrojnë kërkesen zyrtare.Kjo kërkesë, nuk do duhej të jet e karakterit selektiv, siç ka bërë kryeministri Kurti kur ofroj garancione të tilla vetëm për anëtarin e subjektit të tij politik, ngase atje po gjykohen lidershipi shtetëror dhe i UÇK-së.

Zatën mbaj mend se kur ishin në burgjet serbe z. Kurti e të tjerët, kuadro të larta të UÇK-së, të afërt më pas edhe bashkëpartiak, kërkesa e z. Thaçi e përfshiu edhe z. Kurti specifikisht. Ju veproni si institucione për ç’gjë obligoheni ligjërisht, përgjegjësinë e mbajmë individualisht secili për veprimet publike.Në mos protokolin shtetëror, kështu na obligon tradita.