Kështu shkruan sot “Novosti” duke cituar burimet e saj brenda qeverisë serbe, transmeton lajmi.net.
“Beogradi nuk dëshiron të hyjnë më thellë në grackën ku nën mbulesën e dialogut fshehët karrigia e OKB-së për një shtet të rremë, dhe në heshtje të njohim neutralitetin me Kosovën”, thotë burimi.
Siç thuhet më pas në tekstin e kësaj të përditshme serbe, ndërmjetësuesit e Brukselit dështuan edhe këtë herë të dënojnë qëllimet e rrezikshme të Qeverisë Haradinajt.
Qeveria e Kosovës, dje (e premte) ka miratuar Platformën për finalizimin e dialogut politik me Beogradin, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi autorizohet për të udhëhequr dialogun dhe në të thuhet se duhet të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme me Serbinë.
Qeveria e Kosovës këtë Platformë e ka dërguar në Kuvend për miratim.
Dokumenti parasheh që dialogu duhet të përfundohet me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, që nënkupton njohjen reciproke.
Platforma parashikon gjithashtu që një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme do të lejojë Prishtinën të bëhet anëtare e OKB-së dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare në të cilat ajo nuk është anëtare.