Dy të vdekur në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytetin serb, Beograd, bën të ditur policia serbe.
Rreth 50 persona u evakuuan nga ndërtesa e bibliotekës pasi u shfaq një erë e rëndë e gazit. Bëhet e ditur se dyoksidi i karbonit është shkaktari për vdekjen e dy shtetasve serbë, të cilët ishin punëtorë të mirëmbajtjes në bibliotekë.

“Tashmë është e qartë se ata vdiqën nga helmimi me gaz”, ka thënë ministri i Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosavljeviq.