Vetëm një ditë pasi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis mohoi se klubi dëshiron Karim Benzeman, Sky Italia raporton se Milani është në bisedime për transferimin e francezit.

Përfaqësuesi i Milanit, Ludovic Fattizzo dhe përfaqësuesit e Benzemas kanë pasur një takim me trajnerin Rino Gattuso dhe drejtorin sportiv, Massimiliano Mirabelli.

Ishte vetë Gattuso që kontaktoi lojtarin para disa ditësh dhe Benzema u pajtua që të kalojë në Milan që të premten me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv u kthye në Europa Ligë.

Milani i ka premtuar pagë vjetore nëntë milionë euro dhe i ka ofruar kontratë deri në vitin 2022.