Magjia e Kampionatit Evropian vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante të 1/8 së finales.

Nga ora 21:00 do të jetë një nga ndeshjet më të zjarrta të së tetës së finales. Belgjika do të përballet me Portugalinë në “La Cartuja” të Sevillas.

Belgjika e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë në grupin B, kurse Porugalia u rendit e treta në grupin F, pas Francës dhe Gjermanisë.

Belgët konsiderohen favorit të lehtë në letër, por nuk kanë vlerë më të madhe se kampionët në fuqi të Evropës.

Sipas Transfermarkt, vlera e përgjithshme e ekipit të Belgjikës është 669.4 milionë euro, kurse ajo e Portugalisë shkon në 827.5 milionë, mbi 150 milionë më shumë.

Lojtarët më të vlefshëm te Belgjika kanë De Bruyne dhe Lukaku me nga 100 milionë euro, kurse te Portugalia më i vlefshmi është Bruno Fernandes me 90 milionë.