Mbrëmë Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se Norvegjia do t’i dhurojë Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca.

Por, në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Haxhiu tha se Norvegjia po i sjell Kosovës vaksina pa afat.

Sipas tij këto vaksina kanë afat shtatë ditë.

“”Ndihma” e trumbetuar nga Norvegjia në bashkpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës”.

“Vaksinat Astra Zeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!!”.

“Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza. Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimit afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021”.

Ai theksoi se kjo po ndodh për shkak se qeveria ka dështuar të sigurojë vaksinat.

“Kështu ndodhë kur Qeveria e Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe 7 ditë.Edhe për këtë donacion kërkojmë qasje në dokumente për ta dëshmuar vertetësinë e këtij veprimi skandaloz të kësaj qeverie”.