Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka emëruar për ministër të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ministrit të ri i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.

Postimi i plotë:

Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.

Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.