Pas shkarkimit të bordit të AKP-së, ka ardhur mbështetja e parë nga klasa politike për kryeministrin Albin Kurti.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka përshëndetur vendimin dhe ka thënë se për këtë ishin dakorduar edhe më 2017 me vetë Kurtin gjatë tentativës së tyre për koalicion parazgjedhor.

Pacolli tutje ka thënë se që nga viti 2006 ka qenë pro mbylljes së AKP-së.

Reagimi i plotë:

Qysh në vitin 2006, e në kontinuitet deri tani e kam potencuar nevojën e mbylljës së AKP, pata propozuar që kjo agjenci të mbyllet e ne vend të saj të hapet

Agjencioni i participimeve publike, i cili si bazë do ta kishte partneritetin publiko-privat ku ndërmarrjet nuk do të shuheshin por do të ishin zhvilluar duke ju adaptuar kohës moderne. Për këtë me z. Kurti jemi dakorduar që në vitin 2017 gjatë tentativës tonë për bashkëpunim parazgjedhor. Pra edhe sot z. Kurti e ka mbështetjën time të plotë për këtë.