“BE-ja u ‘tronditë’ nga deklarata e Kryeministrit shqiptarë për bashkimin e mundshëm...

“BE-ja u ‘tronditë’ nga deklarata e Kryeministrit shqiptarë për bashkimin e mundshëm mes Shqipërisë e Kosovës!?

Shkruan: Kim Mehmeti

“BE-ja u ‘tronditë’ nga deklarata e Kryeministrit shqiptarë për bashkimin e mundshëm mes Shqipërisë e Kosovës!? E ç’të themi ne shqiptarët, që me vite e jetojmë standardin e dyfishtë të po kësaj BE-je, e cila u lejon shëtitje pa viza nëpër Evropë edhe kriminelëve serb, por jo edhe qytetarëve të Kosovës, të shtetit që ajo e ndërton sipas dëshirës së saj, të shtetit ku që nga policia, e deri te gjyqësori, çdo gjë është nën kontrollin e BE-së!? Andaj do ishte mirë sikur përfaqësuesit e BE-së, ata të cilët aq i befasoi deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë, të na shpjegonin se me çka Serbia e serbët, na qenkan më pro evropianë e më pranë standardeve të BE-së, se sa Kosova e kosovarët, ku BE-ja eksperimenton me projektet e saja!?”

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.