Krahas përforcimeve te skuadra e Llapit, tashmë janë larguar gjashtë futbollistë zyrtarisht.


Drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina ka treguar për Korneri.net se arsye e largimit të Leart Eminit, Egzon Shabanit, Florim Bërbatovci, Dardan Jasaharit, Letorim Kadriut e Arben
Beqirit, kanë qenë kushtet financiare, pasi palët nuk u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Këta janë lojtarët që nuk kemi arritur marrëvëshje për të vazhduar kontratat me Llapin edhe pse janë lojtarë cilësorë, por çështja financiare ka qenë në pyetje dhe asgjë tjetër, dhe unë si ish trajner i tyre ju dëshiroj shumë suksese në karrierë dhe shpresoj prap në një të ardhme të punoj me ta sepse, kanë qenë djemë fantastikë dhe shumë të kulturuar”, ka thënë Batatina.