Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se gjasat që Llapi të bie nga Superliga e Kosovës në futboll janë të përafërta me ato që Kosova ta sulmojë Amerikën.

“Më kanë pyetur qytetarët nëse Llapi mund të kthehet në Ligën e Parë. Thash e njëjtë është si të thuash a e sulmon Kosova Amerikën ashtu edhe të pyesësh a bjen Llapi në Ligën e Parë”, ka thënë Batatina për Sportin Total.

Ai ka thënë se Llapi është duke treguar lojë të mira dhe do të preferonte të vazhdoheshin edhe katër xhiro. Ai ka thënë se Llapi ka skuadër të fortë dhe nuk është diskutuar asnjëherë nëse do të bie Llapi nga liga.

Llapi zë vendin e gjashtë me 20 pikë.