Tahir Batatina ka dhënë një lajm të madh për tifozët llapjanë.I fituar në emisionin “90plus”, Batatina ka thënë se stadiumi “Zahir Pajaziti” do të bëhet me reflektorë.

“Kemi pasur disa ekspertë nga Kroacia të cilët e kanë shikuar stadiumin për mundësinë e vendosjes së reflektorëve”.

“Stadiumi do të bëhet me reflektorë, por na duhet ndihma e FFK-së për këtë gjë, por asesi Llapi nuk do të jetë pa ndriçim”.

“Hapi i parë pas rregullimit të tribunave do të jetë prioritet vendosja e reflektorëve pasi që kemi shumë tifozë që gjatë ditës kur zhvillohet ndeshja janë në punë dhe do t’i mundësojmë që Llapin ta shikojnë edhe gjatë orës 20:00”, tha Batatina.