Klubi Futbollistik “Llapi” e ka nisur në mënyrën më të keqe edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Tahir Batatinës është në vendin e fundit me vetëm 2 pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, shkruan Gazetasheshi.com

Në një intervistë të fundit të dhënë për Gazeta Express trajneri është pyetur nëse e ka menduar dorëheqjen pas një fillimi dëshpërues.

“Sa i përket kritikave dhe gjërave se a do të qëndrojë apo jo tek Llapi, nuk kam kohë që të merrem me persona që i kanë vetëm 50 cent për një makiato dhe nëse kërkon dikush redbull, ata e kane harruar kuletën në shtëpi, nuk merrem fare me ta, projekti i Llapi është projekt afatgjatë,” ka thënë Batatina.

Këtë fundjavë Llapi do të luajë kundër Arbërisë, e cila ka befasuar të gjithë me ndeshjet e treguara deri tani.