Feronikeli ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 9-të në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Llapin më epërsi minimale 1:0, shkruan Gazetasheshi.com

Goli i vetëm i cili i solli fitoren “Industrialistëve” ishte, Yll Hoxha nga largësia ku për mrekulli i dha epërsinë, por që ishte edhe kryesori që “Nikli” sot të arkëtonte tre pikë.

Kujtojmë që në këtë takim më të karton të kuq në fund të ndeshjes u ndëshkua, Tahir Batatina shkak protestave që bëri në referim.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina në intervistë në “Art Sport” ka shpërthyer pas humbjes ndaj Feronikelit duke kritikuar referimin e Nuzës, teksa dha edhe një paralajmërim për FFK.

“Mendoj se nuk është problemi i Llapit t’i zgjedhë problemet e skuadrave që nuk kanë rezultate të mira. Genc Nuza ka ardhë me i zgjidh problemet e Feronikelit, Nuza u vërejt që nga minuta e parë për ta rregulluar këtë ndeshje”

“Nuza është refer tendecioz që shkon dhe i fiton ndeshjet skuadrave të caktuara”

“Kjo fitore është e Genc Nuzës dhe jo e Feronikelit, ne ja urojmë atyre fitoren, por nuk është aspak mirë kështu”

“Skuadra jem do largohet nga fusha herën tjetër kur Nuza referon, nëse federatës i konvenon ta mbajë atë para investitorëve le të vazhdojë”