Llapi e ka nisur edicionin 2020/21 me humbje në shtëpi. Llapjanët u mundën nga Gjilani 1:0, në një 90-minutësh ku dëshpëruan me paraqitje.

Gjithsesi, trajneri Tahir Batatina ka bindje tjera, pasi që mendon se edhe në këtë takim u dëmtua nga gjyqtarët, përcjellë Gazeta Olle.

“E kemi ditur që nap ret një ndeshje e vështirë sepse ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira, ku asnjëherë skuadra nuk e tregon atë që mund ta tregojë”, deklaroi Batatina për Art Sport.

“Ne patëm disa raste në pjesën e parë, ku mund ta mbyllnim ndeshjen. Një pakujdesi na kushtoi në pjesën e dytë dhe humbëm takimin. Ky është futboll dhe sigurisht që ndodh”.

“Mendoj që avazi i vjetër i gjyqtarëve po përsëritet sërish. Gjyqtari bëri disa gabime. Me qëllim apo pa qëllim nuk e di, mbetet të vlerësohen”, shtoi Batatina.

Golin e fitores për Gjilanin e realizoi Darko Nikac.