Llapi ka befasuar sot në javën e 20-të të Superligës së Kosovës, pasi që është mposhtur nga Ferizaj me rezultat 2-0, njofton Llapi.info.

Të dy golat nikoqirët i realizuan në pjesën e dytë të ndeshjes, e që dy golat i realizoi Dren Gashi.

E pas kësaj humbje befasuese, trajneri i Llapit Tahir Batatina ka kritikuar lojtarët e tij, pasi që siç ka thënë Batatina, s’e kanë treguar lojën e njëjtë si me Feronikelin.

“Lojtarët e Llapit menduan që fituan ndeshjen ndaj kampionit (Feronikelit një xhiro më parë) dhe menduan që përfundojë kampionati për ta. Sot nuk luajti ai Llapi që luajti para një xhiro, edhe pse kishim raste dhe nuk merituam të humbim. Ndoshta goli herët  i pranuar ndikoj negativisht por nuk ishim edhe efikas para portës. Ajo çfarë nuk më pëlqej ishte zhargitja e lojës dhe duke ditur pozitën e Ferizajt, mendoj që nuk duhet luajtur ashtu pasi në dy pjesët luajtëm vetëm nga 25 minuta pas zhagitjeve të bëra”, tha Batatina pas ndeshjes.

Pas 20 xhirosh, ekipi i Batatinës ka vetëm 28 pikë. I pyetur për rrezikun e rënies nga liga, ai ka thënë se ekipi i tij është komod.

“Llapi është komod, ndërsa ekipet si Ferizaj dhe të tjerat më poshtë se ne, nuk kanë organizim të jenë në nivel me ne dhe nuk kanë skuadër si Llapi. Unë mund të them se kemi bërë një hap të madh larg daljes në Evropë, pas humbjes së sotme”, përfundoj Batatina.

Klubi nga Podujeva gjendet në pozitën e gjashtë me 28 pikë të tubuara, 13 pikë më pak se liderët e tabelës. Në xhiron e radhës, Llapi udhëton në Mitrovicë për t’u ndeshur me Trepçën ’89, kurse Ferizaj i shkon Prishtinës./Llapi.info