Llapi ka vazhduar me rezultate zhgënjyese, teksa ka pësuar edhe një humbje në shtëpi nga Drenica 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 53-të të ndeshjes.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina në intervistë për “Art Sport” tregoj se çfarë nuk është duke shkuar me ekipin llapjan dhe se kush i solli tre pikët Drenicës

“Po gjithmonë kur nuk jep, pranon tani gol, kemi pasur mundësi në pjesën e parë po ashtu edhe në të dytën por fati na ktheu shpinën, në këtë ndeshje kemi dhënë maksimumin por portieri i Drenices ka qenë heroi i tyre ku edhe i solli tre pikë”.

“Ndërsa ne nuk po mundemi me konkretizua goditjen finale, mendoj qe kemi pësuar gol nga një goditje e lehtë ku portier jonë ka pasur mundësi ta pret por që nuk arriti”, tha Tahir Batatina

“Po mendoj që duhet ende me ndryshuar, në ketë ndeshje kemi pasur ndryshime, ku patëm raste të shumta por që nuk po funksionin, në ndeshjet e radhës do të shikojmë në repartin ofensivë të kemi më ndryshe sepse diçka nuk po funksionon”, shtoi Batatina.

Me këtë fitore “kuqezinjtë” ngritën në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë Llapi mbetet me një pikë në fundin e tabelës.