Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka komentuar në mënyrë indirekte humbjen 2:1 të Trepçës ’89 ndaj Vikingurit në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.

Ai ka shkruar se Llapi i tij i mungoi Evropës për të shkaktuar befasi.

“Evropës kësaj here i mungon skuadra më e organizuar dhe më e disiplinuar që të bëjë befasi në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook, raporton Gazeta Olle.

tahiri

Llapi nuk mundi të dalë në Evropë, pasi pësoi humbje në finale e Kupës me Besën e Pejës.