Llapi humbi edhe ndeshjen e radhës në Superligë.

Pas 90 minutave të zjarrta, Gjilani arriti të fitoj 2-0 kundër skuadrës nga Podujeva.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ishte shumë i frustruar pas ndeshjes dhe u ankua përsëri në referim.

“Filluam ndeshjen në mënyren më të mirë, por arbitri nuk na la të luanim ndeshjen nuk ka gjykoi asnjë faull asgjë”

“Mundëm të jepnim 5 gola, por gjyqtari lejoi të luhej jo vetëm futboll, por karate”

“Ne duhet ta mbysim dikë ose me ja hjek duart lojtarëve që të marrim penallti, katër ose pesë kartona nuk i dha për Gjilanin”

“Ne nuk erdhëm të luajm me 14 lojtarë, penalltia s’kishte të bënte me penallti. Nga kjo ndeshje arbitrat do e shohin se si do ta gjejnë në Llap”

Llapi tashmë është në pozitën e fundit në tabelë.