Tahir Batatina, kryetrajneri i Llapit ka dhënë mbrëmë një deklaratë epike në ‘Sportin Total’ në KTV.

Ai teksa po komentonte sezonin vjeshtor të ekipit të tij – tha se analistët e futbollit në vendin tonë e kanë “lodhë” duke thënë se po bie Llapi nga Superliga, shkruan GazetaBlic Sport.

“Mendoj se tani jemi të qetë, kemi kohë të mendojmë për sezonën pranverore të rekalsuar. Ata analista që më kanë lodhë nëpër media, tash kanë me pushu deri të fillojë sezona pranverore, se nuk di se çka thojnë për Llapin, jo po bie nga liga, jo s’po bie. Ato presione unë i kam kaluar nëpër vitet 98-99, këta analistat janë të ri, vonë e kanë shkel asfalltin, janë dal në Prishtinë”, tha Batatina me ironi.