Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në “Sportin Total” të KTV-së, ka kërkuar që pesë javët e fundit të kampionatit, ku edhe do të përcaktohet titulli, Federata e Futbollit të sjellë gjyqtarë të huaj.

Trajneri i klubit nga Podujeva thekson se kjo do të ishte më korrekte në këto ndeshje të fundit të kampionatit.

“Kemi biseduar edhe me kryesinë që do të bëjmë kërkesë në FFK, që ndeshjet direkte të sillen refera ndërkombëtarë, jo se referat tonë janë të dobët apo anojnë, por për të ikur dyshimi”, ka thënë Batatina, transmeton Llapi.info

Ankesa në drejtim të gjyqtarëve ka pasur edhe trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili ka treguar se në sa ndeshje është dëmtuar skuadra e tij nga vendimet e gabuara të gjyqtarëve.

Ndryshe, Llapi radhitet në pozitën e tretë me 63 pikë, dy më pak se Feronikeli dhe Prishtina që ndajnë pozitën e parë me 65 pikë./Llapi.info

Tahir Batatina kërkon gjyqtarë të huaj

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në “Sportin Total” të KTV-së, ka kërkuar që pesë javët e fundit të kampionatit, ku edhe do të përcaktohet titulli, Federata e Futbollit të sjellë gjyqtarë të huaj. Ankesa në drejtim të gjyqtarëve ka pasur edhe trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili ka treguar se në sa ndeshje është dëmtuar skuadra e tij nga vendimet e gabuara të gjyqtarëve.

Publiée par Sporti në KTV sur Lundi 22 avril 2019