Drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina, ka kohë që ka shprehur pakënaqësitë e tij me mënyrën se si po udhëhiqet Federata e Futbollit të Kosovës. Ai thotë se FFK’së i nevojitet një menaxhment i ri.

“Duhet të ndryshojmë në menaxhim, sepse ka nevojë futbolli i Kosovës dhe e ardhmja e rinisë tonë, por duke punuar sinqertë dhe më të devotshëm para atyre që financojnë për futbollin. Ne jemi që t’i ruajmë vlerat dhe të arritura që ia solli futbollit legjenda Fadil Vokrri dhe jemi në mbështetje të fuqishme për Gramoz Vokrrin, pasi futbollit të Koovës i duhen njerëz të përgatitur profesionalisht dhe të sinqertë që dhanë për futbollin dhe jo që marrin nga futbolli.

Prandaj ndihem mirë që Gramozi ka mbështetjen e të gjithë adhuruesve të futbollit në Kosovë dhe pikërisht të atyre që kontribuojnë në futboll. Kjo ka rëndësi, ne duhet të mendojmë për të ardhmen e futbollit dhe duhet ta trasojmë rrugën e arkitetit të legjendës Fadil Vokrri” deklaroi Batatina për Gazetën Olle.