Skuadra e Llapit ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Prishtinës.Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, Llapi triumfoi ndaj Prishtinës me rezultatin 2-3 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se skuadra e tij e arriti objektivin, duke fituar këtë ndeshje, por pranoi se në ndeshjen kthyese duhen të jenë shumë më të kujdesshëm.

“Po mendoj që realizuam gol në momentet më të mira, golat erdhën nga cilesia, ishim të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, realizuam golat në menyrat më të mirë të mundshëm, kishte moskujdesi që pësuam dy gola të lehtë dhe duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen e ardhshme. Ne e kemi pas freskinë në skuadër dhe e dhamë maksimumin. Mund të them që Prishtina ka pas mundësi të na barazoj rezultatin dhe pastaj do të ishte më e vështirë në ndeshjen kthyese. Ne e arritëm objektivin, e fituam këtë ndeshje, por duhet të jemi të vëmendshëm për takimin kthyes”, tha fillimisht Batatina për Art Sport.

“Llapi është larg titullit të kampionit, Prishtina synon edhe titullin, kjo është më e vështirë, kur synon dy objektivat. Llapi nuk ka pasur objektiv tjetër, përveç Kupës. Kam rrezikuar ndaj Feronikelit duke ruajtur lojtarët, por për mua ka qenë jetike që të arrijmë objektivin dhe të dalim në Evropë dhe ta kemi atë ‘Llapin Evropian’ që e kam përmend me vite, ndoshta do ta arrijmë kësaj here”, përfundoi Batatina.,