Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se me vendosjen e një pike kufitare në kufirin Kosovë – Shqipëri tregohet se shqiptarët po përpiqen të krijojnë bashkësinë ndërkombëtare.
Vuçiq pretendon se shqiptarët do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim duke thënë se një gjë të tillë Beogradi e kishte paralajmëruar më parë.

“Është e qartë se ata janë duke punuar në realizim të planit. Kur në fund të marsit të hiqen kufijtë atëherë do hiqet edhe taksa për Serbinë qendrore dhe do të thonë se janë të gatshëm për të folur por me pozicione të ndryshme, të bashkuara Kosovë dhe Shqipëri”, ka deklaruar Vuçiq.

Për presidentin serb gjëja më e rëndësishme është që t’iu garantojë siguri dhe paga më të mira serbëve ne Kosovë, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, situata aktuale po krijon probleme të mëdha dhe është e nevojshme që autoritetet të aktualizohen dhe të mos merren me shëtitje.

I pyetur nëse ka kontaktuar me udhëheqësit botëror lidhur me atë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, ai ka thënë se nuk pret më reagime nga politika perëndimore.

“Unë them se do të vazhdojmë të mbrojmë vendin tonë, të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Shpresoj se vitin e ardhshëm në Serbi të ketë më shumë fëmijë sesa ka tani”, ka shtuar Vuçiq.