Bashkësia Islame në Podujevë, për nder të festës së Fitër Bajramit, ka ndihmuar mbi 800 familje, shkruan Llapi.info.

“Shoqata Humanitare Bereqeti dega në Podujevë e cila punon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, për festën e Fitër Bajramit shpërndau 210 pako ushqimore, 300 dhurata për fëmijë, 900palë mbathje dhe mbi 1 ton miell. Kryetari Mensur Hoti dhe koordinatori i kësaj shoqate ju urojnë festën e Fitër Bajramit dhe falënderojnë përzemërsisht të gjithë donatorët dhe vullnetmirët zemërgjerë”, thuhet në njoftim./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people standing, beard and outdoor
No photo description available.
Image may contain: outdoor
No photo description available.